Hetimi i 53-milionëshit, ndër të paktat raste që nuk është pezulluar në kohën e pandemisë

Puna në sistemin e drejtësisë është kufizuar për shkak të pandemisë. Shumica e hetuesve policorë janë të angazhuar në menaxhimin e situatës, për pasojë pjesa më e madhe e hetimeve janë pezulluar.

Megjithatë, siç ka marrë vesh KOHA, kjo nuk vlen për hetimin e rastit të “faljes” së 53 milionë eurove të buxhetit të Kosovës konsorciumit “Bechtel-Enka”.

Angazhimin e një numri të caktuar të hetuesve policorë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan KOHA.

Reklama e sponzorizuar

“Disa prej zyrtarëve policorë janë duke e vazhduar punën e tyre në hetime të korrupsionit”, ka thënë ai, pa saktësuar se në cilat raste janë të angazhuar.

Përveç “53-milionëshit”, gazeta është njoftuar për hetimet që po bëhen edhe për dy raste të tjera të korrupsionit.

Në Prokurorinë e Shtetit nuk janë përgjigjur për këtë çështje.