Hoti: Qeveria do t’i ketë 16 ministri, po e presim Gjykatën çka do të thotë për seancën e nesërme

16  ministri do t’i ketë qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, ka bërë të ditur sot i propozuari për kryeministër nga LDK’ja, raporton Gazeta Express.

Pas disa orë takim në seli të partisë me kryesinë, LDK’ja as sot s’ka vendosur lidhur me emrat për ministra.

“Kabineti do të ketë 16 ministri, besoj që sot ose nesër do ti publikojmë. Nuk kemi vendos ende e kemi informu në detaje kryesinë e LDK’së se kemi caktu ende kabinetin nga ana e LDK’së po presim për kohën se kur do të mbahet seanca.

Reklama e sponzorizuar

Kemi bërë një riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin te pjesa e ekonomisë, kemi bë disa ndryshme, detajet me partnerët do ti bëjëmë publik”, ka thënë Hoti.

Ai tha se brenda LDK’së nuk ka asnjë mospajtim lidhur me marrëveshjen.

“Asnjë mospajtim nuk është i kam mrri marrëveshjen me kolëget, po presim kohën kur do të mbahet seanca”, shtoi ai.

Hoti tha se nuk i ka marrë ende emrat e ministrave nga subjektet tjera, i pyetur për disa propozime që kanë qenë të dënuar nga gjykata.

“Ende nuk i kam marrë emrat ata që janë bë publike i keni pa edhe ju ka pas një letër këmbim për parimet e bashkëqeverisjes duhet të ju përmbahemi në përpikëri.

Do ta prezantojmë bashkë me partnerët koalicionin”, ka thënë ai.

Sa i përket Listës Serbe, Hoti tha se ata janë partnerë ashtu sic përcaktohet edhe në Kushtetutë.

“Ata janë partnerë qeverisës edhe në bazë të kushtetutës dhe do të kenë aq sa kanë pas brenda qeverie”, ka deklaruar ai.