Klubi i Prodhuesve: Prodhimi duhet të jetë fokus kryesor pas pandemisë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton se sot ka organizuar një vizitë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë Rozeta Hajdari nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, tek dy prodhues në komunën e Lipjanit.

Kësaj radhe në vizitë ishin tek kompania e prodhimit të letrës së lagur Happy dhe tek kompania e përpunimit të drurit Elnor.

Kurti së bashku me Hajdarin, u njoftua nga afër për sfidat që këta prodhues po përballen gjatë kësaj kohe dhe shprehen gatishmëri që të jenë më afër prodhuesve gjatë kësaj kohe. Po ashtu bëhet e ditur se edhe prodhuesit vlerësuan vizitën dhe kërkuan që përkrahja e ardhshme e qeverisë të jetë më e fortë dhe këkruan që zëri i prodhuesve të dëgjohet në marrjen e vendimeve të cilat i prekin ata.

Reklama e sponzorizuar

Ata u shprehën që pakoja e ardhshme të jetë një shtytje që do të rimëkëmb sektorin e prodhimit.

Gjatë këtyre vizitave, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha kërkoi nga kryeministri në detyrë Kurti që të ndryshojë ligjin për prokurimin publik.

Ai edhe një herë u shpreh që ekonomia e vendit tonë do të fuqizohet vetëm atëherë kur prodhuesit do të vlerësohen për punën e tyre dhe  qytetarët dhe institucionet do të përkrahin prodhuesit duke blerë prodhime Made in Kosova.