Kompanitë paralajmërojnë qarkullimin drejtë Shqipërisë nga e hëna

Shqipëria nga 1 Qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësor, derisa Kosova ende s’ka ndonjë datë caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse sipas MSH-së, është thënë se kjo do të mund të ndodhë me fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësor e ajror.

Në fazën e tretë në Kosovë, nis zbatimin pikërisht me 1 Qershor apo nga kjo e hënë.

Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.

Reklama e sponzorizuar

Madje, në faqe zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë.

Sipas të njëjtës kompani linja të rregullta do të ketë Prishtina – Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.

Në anën tjetër kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë të detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin.

Gjithsesi edhe Mali e Zi e Maqedonia Veriore nga e hëna do të heqin kufijtë.