Kurti thotë se deri tani mërgata çoi 700 mijë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e qeverisë ku do të raportohet për 100 ditshin e punës edhe për kontributin e mërgatës për luftimin e pandemisë, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se ka marrë disa mesazhe këto ditë të punës.

“Unë jam i mbushur me shpresë më shumë se kurrë si asnjëherë më parë, ajo çka më jep shpresë është shpirti i një populli pas një kohe të gjatë të nënshtrimi, janë këta qytetarë që më japin shpresë që më kanë dërguar qindra mesazhe urimi e inkurajim”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka lexuar edhe disa mesazhe që sipas tij i kanë dërguar punëtorë të ndryshëm pasi që janë shkarkuar anëtarë e drejtorë të ndërmarrjeve publike.

Kurti tha se ka biseduar edhe më një person që jeton në Gjermani, e i njëjti i ka deklaruar se do të kthehet në Kosovë për të jetuar pas emërimit të kësaj Qeverie.

Sipas kryeministrit në detyrë, mërgata ka dërguar deri më tani 700 mijë euro e 11 mijë teste për koronavirus pritet që të arrijnë këto ditë në Kosovë.

“Mërgata ka dërguar 11 mijë teste, që do të vijnë në ditët në vazhdim,  pako ushqimore e 700 mijë euro”, ka thënë ai.