Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe Rezervës Federale. Për këtë arsye investitorët po tregohen të kujdesshëm duke shmangur cdo situatë që do të nxiste paqëndrueshmërinë e tregut.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 74 cent, në 85.92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua në 79.07 dollarë për fuçi, duke rënë 61 cent.

Reklama e sponzorizuar

Përpara takimit të politikave të Rezervës Federale të planifikuar në 31 janar deri më 1shkurt, tregu përgjithësisht pret që banka qendrore e SHBA të rrisë normat e interesit me të paktën 25 pikë bazë, duke rritur shqetësimet se rritja e zgjatur e kostove të huamarrjes nga Fed do të mbysë rritjen e kërkesës për karburant të konsumatorit më të madh të naftës në botë.

Ekspertët këmbëngulin se çmimet e naftës ka të ngjarë të rëndohen nga rritjet e mundshme të normave të interesit në takimin e ardhshëm të Fed.

Ministrat nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC – dhe aleatët, përfshirë Rusinë, të njohur kolektivisht si OPEC+, nuk ka gjasa të ndryshojnë politikën e tyre aktuale të prodhimit të naftës kur të takohen më 1 shkurt.

Analistët e Bankës Kombëtare të Australisë u shprehën të bindur se asnjë ndryshim në prodhimin e OPEC + nuk pritet të shpallet në takimin e kësaj jave dhe pritet që komenti i perspektivës nga Fed i SHBA të jetë shtytësi kryesor i perspektivës në një afat të shkurtër.

Çmimet e naftës u rritën më herët të hënën mes tensioneve në Lindjen e Mesme pas një sulmi me dron në vendin prodhues të naftës, Iran.

Kina, importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, u zotua gjatë fundjavës të promovojë një rikuperim të konsumit që do të mbështeste kërkesën për karburant pasi i dha fund kufizimeve strikte të COVID-19 në dhjetor.

Vendi rifillon punën këtë javë pas festave të Vitit të Ri Hënor. Numri i pasagjerëve që udhëtonin para pushimeve u rrit mbi nivelet në dy vitet e fundit, por është ende nën vitin 2019. /Scan tv/