Mali i Zi po e fiton betejën me COVID-19, 13 ditë pa asnjë rast pozitiv

Në Mal të Zi po marrin frymë më lirshëm sa i përket koronavirusit.

Sot është dita e 13-të rresht që në këtë vend nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19, është bërë e ditur nga Instituti për Shëndetësi Publike të Malit të Zi.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, gjatë muajit maj janë shënuar vetëm dy raste pozitive.

Reklama e sponzorizuar

Gjithsej në këtë vend janë infektuar 324 persona, nëntë kanë vdekur, ndërsa 311 janë shëruar. Aktualisht janë vetëm katër raste aktive dhe ata janë të vetizoluar.