Numri i të vdekurve në Gjermani nga koronavirusi në 24 orët e fundit është rritur për 72, duke e dërguar shifrën totale në 8007, ka njoftuar Instituti Robert Koch (RKI) të martën.
Po ashtu janë regjistruar 513 të infektuar të ri, duke dërguar shifrën totale në 175.210. Është rritur numri i të infektuarve, pas rënieve në katër ditët e fundit.
Në anën tjetër në Çeki është riregjistruar numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus në katër javët e fundit. Për herë të parë këtë muaj numri i të infektuarve të rinj ka qenë mbi 100. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 111 raste të reja në 24 orët e fundit, duke dërguar totalin në 8586. Nuk është raportuar për të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa në total nga COVID-19 në Çeki kanë vdekur 297 persona.