Një javë pas hapjes, 0 raste të reja me Covid-19 në Zelandën e Re

Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me Covid-19 për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se kjo është një arritje që i bën padyshim të gjithë krenarë.

Ajo gjithashtu u bëri sërish apel qytetarëve në Zelandën e Re që të jenë vigjilentë, dukë thënë: ”Mos bëni veprime që mund ta shkatërrojnë fitoren tonë të mundshme.”

Reklama e sponzorizuar

Deri më tani në Zelandën e Re janë raportuar 1 mijë e 137 raste dhe 20 të vdekur nga Covid-19.

Zelanda e Re s’do t’i hapë kufijtë për kohë të gjatë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se vendi i saj nuk do t’i hapë kufijtë me pjesën tjetër të botës “për kohë të gjatë”.

Kufijtë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ardern i bëri komentet pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë, përmes një video-lidhjeje.

Dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës.

Por, shtoi Ardern, vizitorët nga vende të tjera nuk do to lejohen së shpejti.

“Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë”, tha Ardern.

Turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm.

Shumica e vizitorëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit.

Australia – e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re – ka gati 7,000 raste dhe 96 viktima.