Qeveria shfuqizon ndalimin e hyrje-daljeve në Klinë, Malishevë dhe Viti
Klina, Vitia e Malisheva kanë dalë nga karantina, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.202”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.
“Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në komunikatë.