Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga ushtruesja e detyrës së Shefes Ekzekutive të kësaj ndërmarrjeje, Burbuqe Hana, për ulje të pagave të punëtorëve.
Paga e kryeshefes, sipas këtij vendimi, do të ulet për 62%, duke vazhduar me zvogëlimin e pagës për vartësin e saj për 53%, ndërsa zvogëlimi më i vogël i pagës do të jetë 5%.
Por ky vendim po kundërshtohet nga Sindikatat e Punëtorëve Telekomit të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se do të ngrisin edhe padi në lidhje me këtë vendim.
“Për ne si sindikate ky vendim është i papranueshëm dhe ndaj te njëjtit do të ndrisim padi në emër të të gjithë punëtoreve pasi që ne vlerësojmë se së pari është duhur që të bëhet një ristrukturim i mirëfilltët së bashku me Harmonizim e pastaj të ulet e të diskutohet me punëtorë dhe sindikata si hap i fundit edhe zbritja e pagave gjë që ka qenë edhe kërkesë e jona”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje te Nderuar/a,
Ne takim njoftues me Bordin qe e kishim me dt:10.04.2020 ku prezent ishte z.Genc Rraci dhe z.Shekip Fazliu, kemi diskutuar për disa probleme, një prej tyre edhe pagat. Kryesuesi i bordit u zotua se do te na prezantoj dhe do te na bind për uljen dhe hapat qe do ti ndërmarrin lidhure me uljen e shpenzimeve. Mirëpo ky takim nuk ndodhi dhe ne sot pranuam email me zbritje te pagave.
Po ashtu ne takimin me ud. KE. Burbuqe Hana te dt:06.05.2020 u diskutuan shume probleme rreth Telekomit dhe një prej pikave ke edhe ulja e Pagave, prezent ishte edhe ud. Financave. Feim Kelmendi. Ne si sindikatë propozuam qe se pari te ndodhe procesi i ristrukturimit dhe rishikimi i krijimit te disa departamenteve, sepse ka shume mospërputhje te gradimeve e mospërputhje te pozitave me grada.
Besoj qe edhe ju si ne e di i qe ulja e pagave nuk e rregullon qeshtje e Telekomit !
Për ne si sindikate ky vendim është i Papranueshëm dhe ndaj te njëjtit do te ndrisim Padi ne emër te te gjithë punëtoreve pasi qe ne vlerësojmë se se pari është duhur qe te behet një ristrukturim i Mirëfilltët se bashku me Harmonizim e pastaj te ulet e te diskutohet me punëtorë dhe sindikata si hap i fundit edhe zbritja e pagave gjë qe ka qene edhe kërkesë e jonë
Andaj ne si Sindikate kërkojmë nga Bordi i Drejtoreve te pezulloj këtë vendim deri pas ristrukturimit dhe harmonizimit te mirëfillte dhe te gjitha vendimet te merren sipas renditjes Korekte përndryshe ne do te jemi te detyruar te ndërmarrin te gjitha hapat e garantuara me ligje per mbrojtjen e te drejtës dhe mirëqenies se punëtoreve.
Nga ana juaj presim reflektim sa me te shpejte dhe korrektë ne bashkëpunim me përfaqësuesit te punëtoreve.