Rusia me mbi 232 mijë të infektuar është vendi i dytë në botë më i prekur nga Covid-19

Rusia tashmë është vendi i dytë më i prekur në botë nga Covid-19 pas SHBA-së, sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.

Deri më tani në vend janë regjistruar 232,243 raste të konfirmuara dhe 2,116 viktima.

Reklama e sponzorizuar

Rusia ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus për 10 ditë me radhë.

Pavarësisht shifrave gjithnjë e në rritje, presidenti rus Vladimir Putin lehtësoi masat kufizuese për të gjithë sektorët e ekonomisë.