Me vendim të Komitetit të Auditimit të Brendshëm është shkarkuar sot auditori i brendshëm i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Gjelosh Gojani.
Këtë e konfirmoi vet Gojani, për GazetaBlic.
“Është e vërtetë. Arsyet nuk i kam të qarta, veç është thirrë takimi dhe më kanë nxjerrë jashtë nga takimi dhe ma kanë konfirmu se jam shkarkuar me vendim”, ka thënë ai, raporton Blic.
Kujtojmë se ditë më parë Bordi i kësaj ndërmarrje ka shkarkuar edhe disa nga zyrtarët e lartë me arsyetimin për keqmenaxhim të ndërmarrjes.