Vazhdojnë largimet e mijëra punëtorëve nga kompanitë ajrore nëpër botë

Në deklaratën e aviokompanisë “Ryanair” thuhet se vendimi për të pushuar punëtorët ishte i pashmangshëm ndërsa personeli tjetër do të dërgohet në pushim pa pagesë me një ulje pagash prej 20 për qind.

Aviokompania “Ryanair” paralajmëroi largimin nga puna të së paku 3.000 të punësuarve për shak të krizës në fushëveprim që e ka shkaktuar pandemia globale e COVID-19, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e kompanisë irlandeze thuhet se vendimi për të pushuar punëtorët ishte i pashmangshëm, ndërsa personeli tjetër do të dërgohet në pushim pa pagesë me një ulje pagash prej 20 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Michael O’Leary gjatë 12 muajve të ardhshëm do të marrë pagë të ulur prej 50 për qind.

Drejtuesit e “Ryanair” po negociojnë me Boeing për të anuluar urdhrat e mëparshëm për të blerë avionë të rinj.

“Ryanair” punëson afër 17.500 punonjës.

“British Airways” më herët ka njoftuar largimin nga puna të 12.000 punonjësve për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19. Kompania është në pronësi të grupit spanjoll IAG.