Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.
Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.
Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.