Zvicra konfirmon hapjen e kufijve me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë më 15 qershor

Grenzübergang Basel-Kleinhüningen - Weil am Rhein-Friedlingen mit Haltestelle ''Weil am Rhein Grenze'' der Basler Tramlinie 8

Kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji).

Lajmet që në paraditen e sotme ishin dhënë nga mediat gjermane për hapjen e kufijve të Gjermanisë me Zvicrën (dhe me shtete tjera që ajo kufizohet), kanë marrë tashmë përgjigjen edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe Policisë, e Zvicrës (EJPD).

Kufiri i Zvicrës me Austrinë dhe Gjermaninë do të rihapet  nga 15 qershori. Kjo u konfirmua nga EJPD për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Kushti është që zhvillimet sa i takon pandemisë të vazhdojnë të jenë pozitive, thuhet në këtë konfirmim. Ndërkohë është vendosur edhe për hapjen e kufijve të  Zvicrës me Francën, transmeton albinfo.ch

Reklama e sponzorizuar

Me këtë, siç është shprehur ministrja Keller-Sutter, do të bëhen të mundshme edhe pushimet verore të zviceranëve në tri vendet e përmendura.

Nuk dihet se kur mund të hapen kufijtë zviceranë drejt Italisë.

Siç ka shkruar më parë edhe albinfo.ch, kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji). Nga e shtuna në të gjithë kufijtë gjermanë duhet të kontrollohet vetëm në mënyrë rastësore dhe jo më sistematike.

Kontrollet në kufijtë me Zvicrën, Danimarkën, Luksemburgun, Francën dhe Austrinë ishin vendosur më 16 mars për të frenuar infeksionin në Gjermani.

Që atëherë, vetëm ata qytetarë që mund të jepnin një “arsye të forta”, të tillë si punëtorët ndërkufitarë, profesionistët mjekësorë ose ata qytetarë të BE-së që janë duke shkuar për në vendin e tyre të lindjes – lejoheshin të hynin në Gjermani.

Kufiri i Austrisë me Gjermaninë do të rihapet në 2 faza, duke filluar nga e Premtja

Ndërkohë, kufiri midis Austrisë dhe Gjermanisë rihapet gradualisht nga e Premtja, deklaroi sot Ministria austriake e Turizmit.

Kancelarët e të dy vendeve kanë rënë dakord të rihapin kufirin për transportuesit dhe udhëtarët ditor, si një hap i parë drejt normalizimit të plotë.

Kancelari konservator i Austrisë Sebastian Kurz po bën presion për kufijtë me vendet që kanë nivele të ngjashme të ulëta të rasteve me Covid.

Vjena po punon për rihapje të kufijve me dy faza edhe me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe “vendet fqinje të Europës Lindore”.

“Që nga 15 maj do të ketë vetëm kontrolle në kufirin gjerman-austriak. Një hapje e plotë e kufirit do të pasojë në 15 qershor,” tha zyra e Kurz në një deklaratë.

Lëvizja e lirë në të gjithë Europën është një nga shenjat kryesore të BE-së, jetike për lidhjet kulturore dhe për ringjalljen e industrisë së turizmit. Ekzekutivi i bllokut, Komisioni Europian, pritet të nxisë vendet anëtare të ndërmarrin hapa gradualë për të rihapur kufijtë.

Austria dhe Gjermania të dy vendosën mbylljen e kufijve në fillim të shpërthimit të virusit, çka solli që numri i vdekjeve për frymë të jetë më i ulët se vendet e tjera europiane./Reuters