Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Të gjithë ata që i kanë marrë dy doza të vaksinës COVID-19, mund të udhëtojnë tani e tutje për në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se tani e tutje terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë.

Reklama e sponzorizuar

Nga kjo ambasadë kanë thënë se ata që duan të udhëtojnë për në Gjermani, do të duhet të kenë dëshmi për vaksinim.

“Nga 4 korriku 2021, qeveria federale ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për individët me banim në Kosovë. Udhëtimi në Gjermani nga banorët e Kosovës do të lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit nga kjo datë nëse është e nevojshme, por kërkohet një vizë e vlefshme. Nga tani e tutje, terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë. ·Testimi, prova e rekreacionit ose prova e vaksinimit kërkohet gjatë hyrjes ”, është thënë nga kjo ambasadë.

Tutje nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se po përpiqen që të ofrojnë sa më shumë takime të jetë e mundur, por që kërkesat aktuale i tejkalojnë kapacitetet e tyre