Austria planifikon ulje të përkohshme të TVSH-së për gastronominë dhe sektorin e kulturës

Austria planifikon të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për restorantet dhe sektorin e kulturës në 5% deri në fund të vitit për t’i ndihmuar ato të përballojnë goditjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot qeveria austriake.

Plani do të finalizohet në një takim dy-ditor të qeverisë duke filluar nga e hëna, në të cilin edhe masat e tjera stimuluese gjithashtu do të diskutohen për tu finalizuar. Austria gjithashtu ka nevojë për miratim nga Komisioni Europian për këtë veprim.

Reklama e sponzorizuar

“Ne do të zbatojmë një ulje të tatimit të vlerës së shtuar në gastronomi (kafene, bare dhe restorante), në sektorët e kulturës dhe në fushën e botimit,” tha ministri i Financave Gernot Bluemel.

Në zbritjen e TVSH-së do të përfshihen edhe biletat e kinemasë dhe muzeve, librat dhe gazetat, tha ministri i Kulturës Andrea Mayer, duke shtuar se bizneset kulturore kanë norma të ndryshme taksimi, kryesisht 10% dhe 13%.

Ushqimi dhe pijet e ofruara në hotele gjithashtu do të preken, tha ministrja e Turizmit Elisabeth Koestinger.

Qeveria e ka njoftuar më parë uljen e TVSH-së për pije joalkoolike në kafene, bare dhe restorante në 10% nga 20% që nga 1 korriku, por rregullat europiane nuk lejojnë uljen e TVSH-së në pijet alkoolike.

“Ne po punojmë këtu me autoritetet europiane për një përjashtim të përkohshëm sepse në këtë situatë jot ë zakontë duhet të jetë e mundur të ndihmohen dhe mbështeten këta sektorë veçanërisht të goditur në mënyrë të jashtëzakonshme nga virusi,” tha Bluemel./Reuters