Dasmat s’janë lejuar, Qeveria akoma pa vendim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se lajmi për lejimin e dasmave është dezinformatë.

Ai tha se janë duke punuar në këtë gjë, por s’ka ende ndonjë vendim.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk janë lejuar dasmat, kjo është dezinformatë. Jemi duke punuar në këtë drejti, por nuk ka vendim. Sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha ai për klankosova.tv.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mor vendim që të rifillojë trafiku ajror dhe të hapet aeroporti “Adem Jashari”.