Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri thirrje të respektohen masat kundër koronavirusit në mënyrë strikte, pasi është vlerësuar se virusi vazhdon të jetë prezent dhe rreziku për përhapje ekziston.
Kësisoj, nëse nuk vazhdojnë të respektohen masat, Zemaj ka paralajmëruar se mund të merren masa për të parandaluar funksionimin e disa veprimtarive.
“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK”, thotë ministri i Shëndetësisë Zemaj.