Pandemia e Covid-19 tani është “nën kontroll” në Francë, deklaroi sot kreu i Këshillit Shkencor, ndërsa vendi ka filluar të heqë kufizimet e vendosura në mars.
“Mund të themi në mënyrë të arsyeshme se virusi është aktualisht nën kontroll”, tha imunologu Jean-François Delfraissy.
“Virusi ende qarkullon, në disa rajone të veçanta … por ai po qarkullon ngadalë,” shtoi ai.
Mbi 29 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Francë. Delfraissy tha se rreth 1 mijë raste të reja në ditë raportohen aktualisht në Francë, nga rreth 80 mijë në fillim të marsit, përpara se të jepeshin urdhrat për qëndrimin në shtëpi dhe mbylljet e biznesit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Francë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus mbi 189 mijë raste./France24