Hoti: Unë besoj në këtë ekip dhe program

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson në ekipin e tij dhe programin qeverisës. Ai ka shtuar se prioritet do ta ketë pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Është një program ambicioz. Unë besoj në këtë program, besoj në këtë ekip. Duhet të adresohen menjëherë sfidat duke filluar nga pandemia, nga rimëkëmbja ekonomike. Do të ndërtojmë një diskurs tjetër edhe brenda këtij kabineti qeveritar edhe brenda partnerëve të koalicionit edhe me partitë. Do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Prioritetet tona përveç luftës ndaj pandemisë e rimëkëmbjes ekonomike, janë forcimi i shtetit ligjor, marrja përsipër në baza kushtetuese e dialogut, adresimi i nevojave në arsim e shëndetësi. Unë pres bashkëpunimin e ngushtë”, ka thënë Hoti.