Kostoja e ndërtimit në Kosovë pëson rënie

Indeksi i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie me 0.5 për qind në tremujorin e parë 2020, krahasuar me TM4 2019, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në raportin për Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë 2020 thuhet se rënie më të mëdha kishin pagat me 1.2%, materialet 0.6% dhe energjia me 0.4%.

Rënia e çmimeve u neutralizua me ngritjen e çmimeve të transportit 3.6%, kostot e tjera 0.8% dhe makineritë 0.5 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, kostoja e ndërtimit pësoi rënie me 0.2%, kryesisht te kategoritë pagat 1.4% dhe materialet 0.8%, ndërsa ngritje regjistruan transporti 11.1%, makineritë 1.8%, kostot e tjera 1.1% dhe energjia me 0.8 për qind.