Mbi tetë milionë të infektuar me koronavirus në botë

Numri i të infektuarve në botë me koronavirus ka shkuar mbi tetë milionë. Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, deri të martën në mëngjes janë shënuar 8.035.364 raste pozitive.

Ndërkohë, numri i të vdekurve është 436.918, kurse i të shëruarve 3.872.963.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 2.182.950 të infektuar dhe 118.283 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Brazili renditet i dyti dhe deri më tash ka raportuar 891.556 raste dhe 44.118 të vdekur. Rusia është e treta më e prekura me 537.210 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia deri më tash ka njoftuar për 7.091 të vdekur nga COVID-19.