Ministria e Tregtisë firmos marrëveshje me ADA-në për t’i ndihmuar bizneset kosovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) e cila do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të  krijimit të  intervenimeve lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci dhe projekt menaxheri, Durim Hoxha.

Projekti do të  rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuojë në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.

Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje tregu dhe Konsulentët e bizneseve të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.