Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Segmenti Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi” nesër do të jetë i mbyllur nga ora 10:00 deri në 14:00. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media.

Ministria njofton se rruga do të mbyllet për shkak të disa punimeve, përkatësisht betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë periudhës së ndalesës, MI-ja njofton se të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.