Vazhdon të rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Infektivë, sot 65

65 persona të infektuar me COVID-19 janë të hospitalizuar sot në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas raportit të Klinikës, pesë prej tyre janë në gjendje stabile dhe do të lirohen për vetizolim në shtëpi, ndërkaq 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intenstive. Njoftohet se pesë persona janë në gjendje të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv.

Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.

Reklama e sponzorizuar

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

Të enjten në këtë klinikë kanë qenë duke u trajtuar 58 raste me COVID-19.