VV-ja përkrah forminin e Komisionit Hetimor për pandeminë, ofron bashkëpunim

Kuvendi i Kosovës

Vetëvendosja ka ofruar votat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë dhe ka premtuar bashkëpunim.

Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të VV-së, mirëpriti nismën.

“Ky komision, të cilin e kemi përkrahur qysh kur është propozuar, me vendosmëri do të ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal. Nuk jemi kundër asnjë lloj hetimi, qoftë edhe parlamentar, u uroj suksese në këtë hetim, ndonëse për rastet e theksuara ka edhe hetim tjetër nga drejtësia. Ky komision vetëm sa na bënë nderë. Me këtë rast e falënderoi ministrin Arben Vitia për të gjithë punën që ka bërë me pandeminë”, tha shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Reklama e sponzorizuar

Për anëtarë të këtij komisioni janë propozuar: nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Rasim Demiri, nga PDK-ja, Eliza Hoxha – zv.kryesuese e Bekim Haxhiu, nga AAK-ja, Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe, Milosh Peroviq, nga Nisma-AKR, Endrit Shala.

Propozuesja, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se Komisioni do të merret me gjithçka që ka të bëjë me pandeminë, më atë që është bërë nga Qeveria, do të hetojë vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve derisa ishte i karantinuar dhe asaj që do të bëhet në lidhje me situatën e krijuar.