Që nga ora 10:00 është duke vazhduar seanca plenare në Kuvend të Kosovës me një pikë të vetme të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debati parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë, raporton Gazeta Express.
Derisa deputetët po diskutojnë për çështje të ndryshme lidhur me pandeminë, e nuk kanë munguar edhe përplasjet në mes të grupeve parlamentare, në kuvend nuk është asnjë përfaqësues nga ekzekutivi.
Kjo ka ngritur edhe disa herë reagime te deputetët.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka qenë për pak minuta në seancë, ku edhe ka njoftuar për masat që do t’i marrë MSH’ja lidhur me pandeminë.