Dy mjekë infektohen me koronavirus në Lipjan

Në Lipjan janë 21 raste aktive me koronavirus, prej tyre edhe mjek e staf mjekësor. Të infektuar me COVID-19 një kardiolog dhe një mjek i Shtëpisë së Shëndetit në Lipjan.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Diamant Bytyçi i cili ka thënë se do të testohen personat që kanë pasur kontakt më të infektuarit.

Reklama e sponzorizuar

Bytyçi tutje ka shtuar se në Lipjan deri më tani janë infektuar me koronavirus 40 persona, prej tyre 21 raste janë raste aktive.

Sipas tij, personat e infektuar së fundi kanë qenë punëtorë të Ujësjellësit, PTK-së si dhe staf mjekësor.

“Po, mbrëmë i kemi pas dy raste të reja. Tani në total i kemi 40 raste, 19 janë të shëruar dhe 21 raste janë aktive. Prej këtyre rasteve kemi pas raste prej stafit mjekësor, po ashtu edhe kompanive publike si Ujësjellësi dhe PTK-ja, tani ata janë të shëruar. Prej stafit mjekësor ka që janë të Lipjanit, por punojnë në Prishtinë janë dy raste. Po, një mjek në ambulancë është infektuar, i njëjti punon edhe në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyçi për Gazetën Sinjali.

Në javët e fundit numri i personave të prekur me koronavirus është rritur dukshëm, një pjesë e tyre janë punëtorë të institucioneve publike dhe private.