Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë ditës së sotme kanë vdekur nëntë persona nga koronavirusi duke çuar numrin e viktimave në 75.
Teksa në njoftimin e mbrëmshëm të IKSHPK-së raportohej për 66 jetë të humbura sonte raportohet për 75 viktima, njofton Klan Kosova
“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.