Hapet pishina e Gërmisë

Kompania “Sport Marketing” që menaxhon pishinën e Gërmisë në kryeqytet, ka njoftuar se me masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës, sot ditë e enjte, do të hapë pishinën.

“Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, nga sot pishina e Gërmisë hap dyert nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e sotëm të kompanisë.

Thekson se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Reklama e sponzorizuar

“NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur”, përfundon njoftimi.

Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Ju mirëpresim!