Hoti bisedë telefonike me kancelarin Kurz, flasin për integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook ka thënë se me Kurz kanë biseduar për rimëbëmbjen ekonomike si dhe për integrimin në BE.

Reklama e sponzorizuar

“Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai, derisa, ka bërë të ditur se me Austrinë do ta vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit.

“Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka shkruar kryeministri.