COP26: Liderët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë fonde për të jetëzuar tranzicionin e gjelbër, e jo strategji dhe studime të pafunda

Liderët e shtetit dhe qeverive nga Balkani Perëndimor kanë apeluar tek vendet e pasura gjatë konferencës për ndryshim klimatik, COP26, për të treguar solidaritet dhe asistencë financiare për të ndihmuar rajonin në tranzicionin drejt burimeve më të pastërta të energjisë, përcjell balkangreenenergyneës.

Kjo është nënvizuar dukshëm nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kur tha se kushtet e financimit dhe statuette gazit dhe energjisë bërthamore janë të paqarta.

“Ne kemi dëgjuar ngarje për triliona dollarë që do të bëhen të disponueshme, por cila do të jetë norma e interesit? Si do t’i kemi qasje në ato fonde?”, ka pyetur Vucic para homologëve të tij.

Reklama e sponzorizuar

Ai poashtu ka pyetur “Si do t’i qasemi termocentaleve bërthamore – do të rrisim apo do të ulim ato? Si do të ndërtojmë burime të ripërtëritshme të energjisë nëse lëvizjet populliste ndaj parqeve të erës po forcohen? Si do t’i trajtojmë çmimet e gazit natyror, që është në duartë e fuqive të mëdha”, ka thënë tutje Vucic.

Rama: Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për termocentrale me qymyr

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoj grante në vend të huave dhe “studimeve e strategjive të pafunda”.

Kryeministri shqiptar u shpreh se Shqipëria është krenare që është një vend ku prodhimi i saj i brendshëm i energjisë bazohet vetëm në energjinë e ripërtëritshme, në këtë rast hidroenergji.

Mirëpo, Rama u shpreh se kapacitetet e brendshme nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat vendore, ndaj vendi është i detyruar të hyjë në tregjet e huaja të energjisë për të importuar atë që është e nevojshme për të mbajtur gjallë ekonominë.

Megjithatë, ai vuri në dukje se energjia që po importohet është energji e ndotur.

Sipas Ramës, kjo e mposht disi kauzën fisnike të energjisë së pastër për të cilën po lufton Shqipëria, duke marrë parasysh edhe ofertat fitimprurëse dhe të shumta për ndërtimin e termocentraleve me qymyr që Shqipëria refuzoi ndër vite.

Kryeministri Rama theksoi se vendet e fuqishme duhet të forcojnë mbështetjen e tyre ndaj vendeve më të vogla për ta bërë këtë tranzicion energjetik të drejtë.

Kështu, kryeministri shqiptar u bëri një pyetje të gjithë liderëve të vendeve të fuqishme: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”

Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për ndihmë të konsiderueshme ndërkombëtare

Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se tranzicioni energjetik i vendit të tij do të ketë nevoj për “investime të rëndësishme në teknologjitë dhe infrastrukturën me karbon të ulët” dhe “ndihmë të konsiderueshme ndërkombëtare në fushat e transferimit të teknologjisë dhe zhvillimin e mekanizmave financiarë për të inkurajuar dekarbonizimin”.

Situata me projekte për adresim të klimës është e njejtë, ka nënvizuar ai.

“Do të doja të theksoj se brenda zhvillimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, Bosnja dhe Hercegovina është poashtu duke punuar në zhvillimin e Hartës Rrugore të Tranzicionit të Rajonit të Qymyrit. Ky tranzicion i tillë për rajonet e thëngjillit dhe të gjithë sektorit të energjisë në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të jetë i drejtë. Duhet të siguroj që konvertimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme të energjisë pa humbje të vendeve të punës”, kishte thënë Komsic.

Mali i Zi bën thirrje për solidaritet

Objektivat klimatike mund të arrihen nëse të gjithë respektojnë rregullat strikte dhe nëse kanë vullnet për të “sakrifikuar rehatinë” që janë mësuar me të, sipas Presidentit të Malit të Zi, Milo Dukanovic.

Ai theksoi nevojën për ta “bërë atë së bashku me solidaritet” dhe “multilateralizëm”.

Mali i Zi mund të rrisë kontributin e tij të përcaktuar në nivel kombëtar (NDC) për reduktimin e emetimeve për dekadën aktuale në 40% në përditësimin e ardhshëm nga 35%, pohoi Gjukanoviç.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Çdo vend mund ta bëjë atë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka vlerësuar se vendi i tij është i vetëdijshëm se financimi ndërkombëtar do “varet nga qeverisja efektive, funksionale dhe e drejtë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Ai nënvizoj se qeveria synon për të ulur emetimet për 51% deri në 2030 nga nivelet e regjistruara në 1990, që përkthehet në një ulje prej 82% në net emetime.

“Nëse një vend me Prodhim të Brendshëm Bruto për kokë banori prej 6,000 dollar amerikan është plotësisht i përkushtuar për të arritur këto përkushtime ambicioze, atëherë secili vend në botë mund ta bëjë atë”, ka shtuar Pendarovski në fjalimin e tij./kosovo.energy/