Hoti mbledh ministrat, këto pika janë në rend të ditës

Sot Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt që do të nis në ora 11:00.

Në rend të ditës janë disa pika.

Do të bëhet shqyrtimi i nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitare IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave do të shqyrtohet vendimi për vendosjen e normës së tatimit të akcizës së duhanit.

Po ashtu kabineti qeveritar do të shqyrtoj edhe shpronësimin për interes publik të pronave të paluajshtme të cilat preken nga realizimi i projektit “Themeli i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca-1999”.