Në kohë pandemie, bankat në Kosovë fituan 32 milionë euro

Logot e disa prej bankave komerciale që operojnë në Kosovë

Pandemia ka prekur në përgjithësi sektorin privat në Kosovë, por jo edhe bankat komerciale.

Së paku, kështu thonë të dhënat zyrtare, sipas të cilave deri në maj të këtij viti profiti neto në këtë sektor ishte 32.2 milionë euro.

Në total, të hyrat e sektorit prej janarit deri në maj ishin 112.4 milionë euro, prej të cilave shpenzimet morën pjesë me 80.2 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar