Nismë ligjore në Kuvend për heqjen e homologimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka njoftuar se e ka dorëzuar në Kuvend nismën ligjore, për heqjen e homologimit.

Statusi i plotë:

Sot një vit, pata dorëzuar në Kuvend peticionin që kërkonte heqjen e obligimit për homologim.

Reklama e sponzorizuar

Meqenëse Kuvendi u shpërnda vetëm pak ditë më vonë dhe vendi shkoi në zgjedhje, kjo çështje nuk arriti të trajtohej.

Ndërkohë, unë vendosa që t’i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të garoj në zgjedhje.

Sot, si deputet, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që kemi përgatitur projektligjin që ndryshon Ligjin për Automjete dhe, bashkë me dokumentet përcjellëse, të hënën do ta dorëzoj në administratën e Kuvendit si nismë ligjore në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!

Me këtë ndryshim të ligjit, do të ndalet zhvatja prej 4 milionë euro në vit që u bëhet qytetarëve në emër të një procedure që nuk ka vlerë të shtuar për ta.