Njoftim më rëndësi nga Trusti!

Pas miratimit në Qeveri të Projektligjit për tërheqjen e 10 % të kursimeve pensionale nga qytetarët, ka reaguar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Në Trust thonë së sapo projektligji të miratohet edhe në Kuvend, do të dilet me informata për qytetarët për mënyrën e tërheqjes së mjeteve.

“Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale. Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit”, thuhet në njoftim. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar