PBB-ja e Spanjës tkurret me 5.2% në tremujorin e pare, shkak pandemia

Ekonomia e Spanjës u tkurr me 5.2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Statistikave Spanjolle (INE).

Kjo është rënia më e madhe tremujore që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1970.

Rënia e mëparshme më e madhe tremujore ishte tremujori i parë i vitit 2009, ku Spanja pësoi krizën financiare, me një rënie prej 2.6 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Ekonomia spanjolle po rritej në vitin 2019 me një normë prej 0.6 për qind në tremujorin e parë dhe 0.4 për qind në tremujorin e dytë, të tretë dhe të katërt./CNN