Qeveria refuzon t’i buxhetojë paratë për pagesën prej 170 eurove për qytetarët

Amandamenti i propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, nuk ka marrë përkrahjen e pozitës dhe grupit Parlamentar të PDK-së për t’i buxhetuar paratë për pagesë prej 170 euro për qytetarët.

Përmes amandamentit të propozuar është kërkuar që në projekt-ligjin e buxhetit të ndahen si vijë e veçantë 80 milionë euro për pagesën prej 170 euro për qytetarët.

Reklama e sponzorizuar

Deputeti Murati ka thënë se Qeveria vazhdimisht ka proklamuar se nuk po mund ta paguaj pagesën prej 170 euro për punëtorët e sektori privat pasi duhet votimi i buxhetit por, tani kur po votohet buxheti për vitin 2020 këto mjete nuk janë planifikuar fare.