Shkon në 55 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë, viktima e fundit është nga Mitrovica

Këtë të enjte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

Reklama e sponzorizuar

”Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.