12 pacientë me COVID-19 në Pejë në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se 12 pacientë nga 57 që janë duke u trajtuar me koronavirus, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Spitali njofton se 9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

“Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 16 Infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet tutje.

Spitali njofton se 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe të gjitha lindje kanë qenë normale. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

“172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,990 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione. Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 116 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 83 Ekzaminime të Rëntgenit, 20 EHO dhe 13 CT”, përfundon njoftimi.