Organizoi aheng me rreth 30 persona, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë, pasi që kishte organizuar aheng, raporton Express.

Në këtë aheng bëhet e ditur se kanë marrë pjesë rreth 30 persona.

“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria,  ka organizuar-mbajtur aheng familjar me  27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton Policia.

Reklama e sponzorizuar