Australia përsëri tejkalon rekordin për energji të ripërtëritshme, arrin pjesëmarrje prej 58.5 përqind në rrjet

Australia ka parakaluar rekordin paraprak për pjesëmarrje të energjisë së ripërtëritshme në rrjetin e saj kryesor, duke arritur 58.3 përqind këtë të Enjte, duke vendosur një rekord të ri për pjesëmarrjen e energjisë së erës dhe solare në rrjet.

E rëndësishme të theksohet është se rekordi i ri, që parakalon rekordin e paraprak prej 57.3 përqind të vendosur pak ditë më parë, ka ndodhur gjatë mesjavës, gjë që duket e pazakontë pasiqë rekordet zakonisht vendosen në fundjavë për shkak të operimit më të vogël të industrive.

Në kohën e shënimit të rekordit, panelet solare të vendosura në çatitë e shtëpive ka kontribuar me 32.4 përqind të kërkesës totale me rreth 24GW, ndërsa parqet e erës kanë kontribuar me 12.9%, dhe panelet solare të shkallës së shërbimeve ishin përgjegjëse për rreth 10.8 përqind.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, thëngjilli ka shënuar ulje në nën 40 përqind të pjesëmarrjes në prodhim, me thëngjillin e zi në Queensland dhe NSW që siguroi 29.4 përqind dhe thëngjillin e kafët në Viktoria me 10.4 përqind.

Operatori i Tregut të Energjisë në Australi beson që pjesëmarrja e BRE në rrjet do të arrijnë nivele “të castit” 100 përqind përgjatë ditës deri në vitin 2025.

Ndërkaq, kjo e fundit poashtu ka parashikuar që panelet solare në çati do të arrijnë 100 përqind të kërkesës në rrjetin e Australisë së Jugut gjatë pranverës së këtij viti, dhe tre të katërtat e kërkesës në të gjithë rrjetin kryesor brenda pesë viteve.