Pandemia Covid-19 duket se nuk e ka prekur fare sektorin mikrofinaciar në Kosovë. Fitime të majme realizuan institucionet mikrofinanciare në periudhën Janar-Qershor 2019, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas raporteve të BQK-së, së bashku ato realizuan fitim të pastër prej 4.4 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është pothuajse e ngjashme, përcjell Buletini Ekonomik.
Në total të hyrat e sektorit ishin 34.8 milionë euro, prej të cilave 30.3 milionë euro shkuan për shpenzime. /Buletini Ekonomik/