Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 193 raste të reja me coronavirus dhe tetë të vdekur.
Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 491 mostra, ku pozitive rezultojnë 193 raste dhe me tetë raste të vdekjes”, ka thënë Ramadani.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.
Me këto raste, numri i personave që janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 10 mijë e 988.