Dyfishohen subvencionet për të gjitha kulturat bujqësore

Sektori i bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka propozuar dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat bujqësore në Kosovë.

Mustafa ka thënë se kjo vjen si nevojë pasi pandemia ka goditur të gjitha kulturat bujqësore. /Buletini Ekonomik/