Gjatë tetë muajve janë regjistruar mbi 6 mijë biznese

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës 1 janar deri më 31 gusht të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 6 mijë e 39 biznese të reja, ndërsa 7 mijë e 472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse kanë shuar veprimtaritë e tyre gjithsej 800 biznese.

Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare.

Numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:
• Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;
• Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3379 biznese;
• Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;
• Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;
• Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;
• Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;
• Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;
• Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;
• Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes.

Reklama e sponzorizuar

Për më shumë informata klikoni në linkun : https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=16426