Mospërmbushja e kërkesave shtyn drejt protestës infermierët e Kosovës

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë, pasi ka thënë se kërkesat e saj janë injoruar nga Qeveria e Kosovës.

Sindikata ka kërkuar pagesë për ndërrime të natës, rrezikshmëri në punë, orët shtesë dhe po ashtu ka thënë se nuk janë ekzekutuar shtesat prej 300 eurove për komunitetin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, që ishte premtim i Qeverisë së Kosovë.

Gjithë këto kanë shtyrë që të paralajmërohet protesta.

Reklama e sponzorizuar

Është thënë se për mbajtjen e protestës, këshilli organizitiv i protestës më 15 shtator do e publikoj datën, vendin dhe kohën.

“Ftojmë komunitetet respektive të bashkëpunojnë me këshillin e protestës në organizimin e protestës e cila do definoj dhe konfirmoj konsistencën e komuniteteve tona në kërkesat legjitime. Për datën e mbajtjes së protestës, këshilli organizativ i protestës ditën e Marte, 15/09/2020 do e publikoj datën, vendin dhe kohën”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Po ashtu Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar se nesër nga ora 13:00 deri më orën 14:00, gjithë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në QKUK, spitalet rajonale, QKMF-ja dhe ambulancat, do të protestojnë për një orë në vendet e tyre të punës.

Kjo protestë bëhet për shkak të moslistimit të këtyre kategorive për marrje të shtesave prej pagesës 300 euro nga shteti për rrezikshmëri në punë gjatë pandemisë.

për pagesë të ndërrimeve të natës, të rrezikshmërisë në punë, orët shtesë si dhe mosekzekutimi i shtesave prej 300 euro për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë.