’Kërcen’ Paundi, fiton mbi 1 pikë brenda natës- Forcohet ndjeshëm edhe Dollari amerikan

Monedha europiane e ka mbyllur javën në kuota konstante sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 123 lekë dhe është shitur me 123.6 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të fortë prej 1.2 pikë nga dita e enjte duke u blerë këtë të premte me 143.2 lekë dhe duke u shitur me 144.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rritje prej 0.4 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar një rënie prej 0.3 pikë në raport me një ditë më parë duke e mbyllur javën negativisht teksa blihet sot me 110.5 lekë dhe shitet me 111.8 lekë./Scan tv/